Maqedoni
Miskoski të martën në Bruksel, kjo qeveri nuk do të bëjë më lëshime
14.12.2024 14:31
Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlera evropiane...

Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlera evropiane, por nuk do të bëjmë lëshime tjera. Kështu deklaroi Kryemisnitri Hristijan Mickoski, i cili të martën udhëton drejt Brukselit për të marr pjesë në Samitin BE-Basllkani Perëndimor.
“Ne nuk jei rrezik ne jemi nën ombrellën e BE-së dhe pasi atje në Bruksel ka politikan të cilët kanë vendosur të jenë peng të politikanëve të cilët ende janë me mendime në mesjetë në vend që të shohin drejt shekullit 21 dhe 22 ne derisa jemi në qeveri, nuk e kemi ndërmend të bëjmë lëshime tjera. Nëse gjejnë qeveri tjetër le ta sjellin dhe le ta bëjnë, kjo qeveri lëshime të tilla nuk do të bëjë, sepse nuk është argument se ju e dini 27 vende janë ashtu. Ai argument po na çon atje ku jemi sot, e çon BE-në atje ku nuk duhet ta çojë. E shihni për çdo ditë dikush dikujt i vendos veto, apo ndonjë ultimatum. Kjo nuk është mirë. Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlera evropiane, do ti kryejmë detyrat e shtëpisë, këtu jemi nëse janë të gatshëm të gjejmë zgjidhje konstruktive dhe ta vazhdojmë rrugën, në çdo kohë jemi të gatshëm të përgjigjemi pozitivisht në një kërkesë të tillë, në të kundërtën mund të konstatoj se ne si shtet dhe Ballkanë për fat të keq nuk janë në fokusin e kësaj administrate në Bruksel”, u shpreH Kryemisnitri Hristijan Mickoski.
Mucunski, ndryhsimet kushtetuese a janë kërkesë e fundit?
Në linjë të njejtë em kryemisnitrin është edhe shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, sipas të cilit kur i kërkohen vendit ndryshimet kushtetuese, kërkojmë të dimë nëse ky është lëshimi i fundit që kërkohet nga ne.
“A jemi të sigurt se nëse ndodhin ndryshimet kushtetuese edhe më tej nuk do të përballemi me një veto të re potenciale përsëri lidhur em çështje bilaterale. Un jam i bindur se jo vetëm tër estabilishmenti politik por të gjith qytetarët e këtij vendi nuk kanë më kapacitet për lëshime të reja bilaterale. Në 30 vite lëshimet janë të pa numrëta për realizimin e premtimit të njejtë se do të lëvizim përpara në rrugën evropiane, por përsëri shohim riaktualizim të vetos”, theksoi shefi i diplomacisë, Timço Mucunski.
Mucunski thekson se atë që e presim dhe e flasim para liderëve të BE-së, vendeve anëtare dhe partnerëve tanë strategjik është të devinojmë një rrugë të qartë se si do të lëvizin bisedimet tona drejtë anëtarësimit të plotë, çka kërkohet nga ne që ta kemi rrugën e qartë.
Kjo nuk do të jetë e lehtë as për vendin as për BE-në thoit Mucunski, por sipas tij një zgjidhje e tillë do të jetë e mirë për ne por edhe për kredibilitetin e që BE dëshiron ta krijojë në rajon duke i pasr parasyshë edhe zhvillimet aktuale gjeo politike.
VLORA LATIFI TOPOJANI
