Maqedoni
Politikë e jashtme, indicie për dëmtim të buxhetit nga Frçkovski
14.12.2024 14:49
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ekzistojnë indicie serioze se ish Ambasadori...

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ekzistojnë indicie serioze se ish Ambasadori në Kombet e Bashkuara Ljubomor Frçkovski, ka keqpërdorur mjete buxhetorë në numër gjashtëshifrorë në euro.
Kështu informoi Ministri i punëvë të jashtme Timço Mucunski,sipas të cilit këto të dhëna janë shqetësuese ,detajet e së cilët nuk do të ndajë në këtë fazë të procedurës.Ne do ti marrim të gjitha masat e nevojshme dhe më tej do t'i informojmë institucionet relevante.
“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se unë jam i shqetësuar nga ajo që pashë dhe po shprehem në mënyrë shumë diplomatik kur them: situata të tilla nuk guxojnë të përsëriten, sidomos kur indikacionet flasin se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk do të mund të them konkretisht se sa është për momentin, po I jap vetëm disa informacione që më lejohet t'i ndaj në këtë fazë, sepse procedura është në vazhdim. Është përmendur edhe termi padi dhe pala tjetër do të ketë të drejtë të paraqesë argumentet dhe provat e veta. Ajo që pashë ishte për disa situata famëkeqe, fakte famëkeqe, por secili ka të drejtë të japë argumentet e tij”, u shpreh ministri i punëvë të jashtme Timço Mucunski.
Sa i përket paralajmërimeve për padi pas tërheqjeve të disa ambasadorëve, Mucunski tha se gjithsecili mund të shfrytëzojë të drejtën e tijë, ndërsa ai do ta respektojë ligjin. Mucunski velëson se situate me ambasadorët Zhernovski dhe Memedi , është sfecifike dhe ende është në procedurë.
“Unë këtu nuk mund të kontestoj asgjë,por jam i bindur se meqenëse Ministria e Punëve të Jashtme drejtohet nga unë, ne gjithmonë kujdesemi që të respektohen sa më shumë ligjet dhe procedurat, gjë që, për fat të keq, më duhet të them nuk ka qenë praktikë kur këtë ministri e ka menaxhuar paraardhësi im. Shembulli më flagrant është tërheqja e fundit e Konsullit të Përgjithshëm në Nju Xhersi, ku personi u emërua në atë pozicion në kundërshtim me dispozitat e ligjit. Nuk duhet ta lejojmë një praktikë të tillë, duhet të jemi pikë referimi për respektimin e ligjeve”, theksoi Mucunski.
Ai bëri të ditur se të gjitha pozitat kyçe të ambasadorëve dhe pozitat e përfaqësive dimplomatike kozulare, do të plotësohen sa më shpejt.Mucunski paralajmëroi propozim ndryshime në Ligjin për politikë të jashtme, ku proritet është profesionalizimi i shërbimit diplomatik dhe përmirësimi i funksionimit të gjithë sistemit shtetëror të përfshirë në proceset diplomatike.
Zgjidhja e re ligjore ,do të përashikon rritje të përqindjes së ambasadorëve të emëruar nga në mesi I diplomatëve profesionistë të Ministrisë.Si prioritet të dytë, rënditi marrjen e përgjegjësive në fushën e tregtisë së jashtme dhe investimeve.
FLORIE BELULI KAMBERI
