Maqedoni

Kodra e Diellit, hapet zyrtarisht sezoni i skijimit

14.12.2024 15:26

Pas shumë problemve të shumta më në fund është hapur sezoni i skijimit në Kodër të Diellit...

Pas shumë problemve të shumta më në fund është hapur sezoni i skijimit në Kodër të Diellit me të gjithë kapaicitetin që ka të ski ashensorve. Ndërsa nuk mungonin edhe vizitorët që vinë e vizitojnë këte qendër turistike.
 
“Pas aktiviteteve të shumëta përgatitore, jemi më tash të gatshmë të ofrojmë një eksperiencë të paharrueshme për adhuruesit e dimrit. Falë ekipit dhe punës së tyre të palodhshme, shtigjet e skijimit juanë të gatshme për pritjen e turistëve.Në dispozicion të vizitorëve të ski qendrës, përveç objekteve tjera të akomodimit, do të jetë edhe hoteli Sllavija që menaxhohet nga kodra e Diellit”, u shpreh Abdulgani Aliji, drejtor i K. Dielit. 
 
Për të ua bërë më të lehtë vizitorëve, gjatë ditëve të vikendit do të ketë linjë të transporti publik nga Tetova deri në Kodër të Diellit tha kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Sipas tij edhe drejtoria e Kodrës së Diellit do të organizon bartjen e turistve me furgon nga Guri i Sidollit deri në pikën turistike.
 
“Kemi punuar që të rikthehet linja e transportit urban,nga qyteti deri ketu. Vizitorët që nuk mund të arrin deri këtu të vijnë nga qendra turistike kanë siguruar minimus që do i bartin vizitorët nga lokacioni “Guri i Sidollit”do i sjellin deri këtu. Gjitha ato vizitorë që duan të vijnë këtu do të kenë do të kenë atë mundësi që të vinë për të skijuar dhe dhe shijuar bukurit e Kodrës së Diellit. Ata qytetar që vinë këtu për skijim duhet ta dinë që nga varrezat e qytetit do nisë linja e transportit për ti sjell skijatorët e vizitorët deri këtu”, theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Kodra e Diellit përveç vizitorëve nga vendi është e preferuar edhe nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët sidomos vikendeve vendosin ta vizitojnë këtë qendër skijimi.
 
VISAR SADIKI