Maqedoni

Gjykata kushtetuese hedh poshtë nismën e së “Majtës”

14.12.2024 16:19

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë nismën e Partisë “E MAJTA”...

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë nismën e Partisë  “E MAJTA” për të kontestuar vendimin për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në Shkup, që ishin ndryshuar gjatë mandatit të ish-Kryebashkiakut, Petre Shilegov.
 
“E Majta” ka kontestuar emërimin e rrugëve me emra të personaliteteve si Adem Demaçi, Ernest Koliqi, Mit`hat Frashëri dhe Sulë Hotla, duke e quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
 
“Ky vendim i miratuar nga pushteti i atëhershëm lokal LSDM-BDI ishte një masë populiste për të mobilizuar vota zgjedhore nga trupi votues shqiptar dhe në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për emërimin e rrugëve, urave dhe shesheve. Ligji ofendon ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas dhe shkakton ndasi midis bashkësive etnike” – thonë nga “ E MAJTA” duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese se me këtë vendim legjitimon procesin e fshirjes së ASNOM-it.