Maqedoni
ASH e Ziadins Selës, himni shtetëror nuk pasqyron multietnicitetin
14.12.2024 16:38
Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës ka reaguar lidhur me propozimin...

Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës ka reaguar lidhur me propozimin për intonimin e himnit shtetëror në shkollat e mesme.
Propizimi për të imponuar himnin maqedonas në shkolla të mesme është një hakmarje e Qeverisë ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe nga Gjykata Kushtetuese, kjo falë rrezistencës tonë të përbashkët me qytetarët, vlerësojnë nga partia e Selës.
Sipas kësaj partie Këto masa janë vetëm vazhdimësi e politikave të Qeverisë monoetnike për të ngulfatur identitetin shqiptar dhe për të imponuar një nacionalizëm agresiv maqedonas.
Aleanca për Shqiptarët e ka thënë vazhdimisht se himni shtetëror nuk pasqyron realitetin multietnik dhe kohezionin mes bashkësive etnike në vend, por është një himn më shumë etnik maqedonas sesa shtetëror.
Ky propozim i Qeverisë nuk do të arrijë as afrimin mes bashkësive as lojalitetin ndaj shtetit, por përkundrazi do të thellojë edhe më shumë hendekun mes bashkësive etnike në vend, theksojnë nga Ash e Ziadin Selës.
