Maqedoni
LSDM, pushteti po bën partizimin e gjyqësorit
14.12.2024 16:56
LSDM ka akuzuar pushtetin se po bën partizimin dhe okupimin e gjyqësorit...

LSDM ka akuzuar pushtetin se po bën partizimin dhe okupimin e gjyqësorit. Sipas Bogdanka Kuzeskës nga LSDM, bashkëshortja e një kryetari të komunës nga rrahët e VMRO-DPMNE-së është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor.
“Derisa publikisht bëhet presion ndaj Këshillit Gjyqësor, është zgjedhur gjykatësi i parë nga fletorja e Mickoskit. Bashkëshorte e kryetarit të komunës nga VMRO-DPMNE është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësorë. Kjo është dhe një dëshmi se qëllimi i pushteti është kontrollë i plotë ndaj gjyqësorit. Në vend të institucioneve të lira që do të gjykojnë sipas ligjit, kthehet gjyqësori sfarovski, që do të jetë dorë e zgjatur e Mickoskit dhe partisë së tij. VMRO-DPMNE po përpiqet të ndërtoj sistem gjyqësor të kontrolluar partiak, i cili do të shërbej si mjet për ndjekje politike dhe mbrojtje të kriminalitetit në rrahët e pushtetit. Ky është recpent i njejtë nga koha e Gruevskit”, u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
