Botë
SHBA sanksione industrisë së naftës në Serbi
14.12.2024 17:40
Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione industrisë së naftës në Serbi...

Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione industrisë së naftës në Serbi (NIS), që do të hijë në fuqi më nji janar, për shkak të pronësisë ruse.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar mirëpo ka konfirmuar se ekziston “në lloj konfirmimi zyrtar” që vendimi do të hyjë në fuqi.
“Kemi një lloj konfirmimi, mirëpo na duhet t’i shohim dokumentet. Nuk i kemi parë ende. Kur t’i shohim dokumentet, do të flasim me amerikanët, më pas do të bisedojmë me rusët”, ka thënë Vuçiq.
Prej vitit 2008, shumica e kompanisë NIS është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom. Vuçiq ka thënë se nuk është gati të flasë në këtë moment “për mundësinë e sanksionimit potencial të Moskës”.
Vuçiq njëherit ka thënë se, edhe britanikët do t’iu bashkohen sanksioneve. Sipas të dhënave zyrtare, Gazprom Neft dhe Gazprom gëzojnë 56.15 për qind të pronësisë së gjigantit NIS, ndërsa 29.87 për qind është në pronësi të Serbisë.
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e kanë futur Gazprom Neft-in në listë të zezë qysh në vitn 2014, pas aneksimit që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë.
