14 vjet nga shpallja e Zonës së Lirë në Likovë
Në praninë e veteranëve të luftës, invalidëve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve të shumtë nga vise të ndryshme, sot, u përkujtua 2 Maji, dita kur para 14 vitesh ish UÇK Komunën e Likovës e shpalli Zonë të Lirë...

Për këtë arsye sot të gjitha rrugët çonin në drejtim të Sllupçanit për të marr pjesë në Tubimin përkujtimor në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë. Referatin për këtë datë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare e paraqiti Rufije Zymberi.
Më pas të pranishmive iu drejtuan dhe Kreu I Likovës Sadulla Duraku, Berat Ajdari , Sead Ramadni dhe
Ndryshe nga viti 2002 , 2 Maji edhe zyrtarisht shënohet si Ditë e Komunës. Me këtë rast sot paradite qytetarë të shumtë delegacioni i komunës, ministra e deputetë bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve. (Nexhat Aqifi, TVM2)
Për të ndjekur video materialin, ju lutemi klikoni në linkun në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/61792/humb-jeten-9-vjecarja-lina-gojani
