Maqedoni

Në prag të sezonit dimëror, rritet numri i të sëmurëve

15.12.2024 14:28

Në prag të sezonit dimëror, sezonit të rritjes së viruseve si dhe ndryshimeve klimatike...

Në prag të sezonit dimëror, sezonit të rritjes së viruseve si dhe ndryshimeve klimatike, rritet edhe numri i të sëmurëve.
 
Më të rrezikuarit janë fëmijët e vegjël dhe ato parashkollor por nuk mungojnë edhe rastet e fëmijëve më të mëdhenj thotë mjekja Ferihane Bajrami.Thekson se pacientët paraqiten me simptome të traktit respirator, me temperaturë,sekrecione nga hunda, kollitje si dhe me vjellje dhe barkqitje.
 
“Simptomet me të cilat paraqiten fëmijët në abulancat tona janë simptome të traktit respirator gjegjësisht temperaturat e larta, rritja e sekrecionit nga hunda, kollitje mirëpo nuk mungojnë edhe rastet e simptome ta gastrit traktointestinal gjegjësisht vjellje dhe barkqitje”, u shpreh mjekja Ferihane Bajrami.
 
Gjatë vikendit rritet numri i kontrolleve të pacientëve që ankohen në këtë periudhë të vitit thonë mjekët.
 
“Numri i të sëmurëve gjatë një dite të  një vikendi 24 orëshe kemi nga 50 deri në 80 të sëmurë ndërsa gjatë ditëvce të punës gjatë së cilës punojnë edhe mjekët amë kemi një numër më të vogël deri në 50 pacientë. Nga analizat laboratorike që i bëjmë në ambulancat tona kemi vlera normale të inflamatorëve, vlera normale të markerave inflamatorë ,ndeërsa ato mikrobiologjike të cilët I bjëmë janë strisho nga hunda dhe fyti .avri pneumosllajdi. Nga viruset të cilët izolohen janë influenca A dhe B ,adeno virusi pneumovirusi ,virusi respirator sincinial ndërsa nga bakteriet më të shpeshta të cilët I  izolojmë janë streptokoku piogenes streptokokos pneumonia dhe katarales”, theksoi mjekja Bajrami. 
 
Mjekja Bajrami thekson se pacientët i trajtojnë në banzë të simptomeve dhe gjendjes klinike duke filluar me terapi simptomatike sic janë antipiretikë, vitamina, hidrim oral me elektrolite, probiotik, por në rast të përkeqësimit të gjendjes së pacientit vazhdohet me terapi me antibiotikë si dhe rehidrim paraentral.
 
Rekomndojnë pacientët që fillimisht të paraqiten tek mjeku amë që në simptomet e para, të përdorin vitamina dhe minerale si dhe të izolohen që të mos rritet numri i pacientëve të sëmurë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI