Maqedoni
Fillon fushata "Shporta e Vitit të Ri", të paktën 10% zbritje në mbi 800 produkte
15.12.2024 15:06
Ka nisur fushata “Shporta e Vitit të Ri”, me të cilën mbi 800 produkte...

Ka nisur fushata “Shporta e Vitit të Ri”, me të cilën mbi 800 produkte do të shiten me çmime më të ulta prej të paktën 10%. Lista përfshin bukë, drithëra, produkte buke, mish, produkte qumështi, fruta, perime, pije dhe artikuj të tjerë ushqimorë.
Produktet do të shënohen me një afishe dhe logo “Më pak kosto, më shumë për ju. Sipas Qeverisë, ky veprim duhet të mbrojë buxhetin e familjes në kushtet e rritjes së inflacionit, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Aksioni është pjesë e nismës së qeverisë për uljen e kostove për qytetarët, veçanërisht gjatë festave të Vitit të Ri Fushata do të zgjasë deri më 15 janar 2025.
"Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle nëpër markete për të siguruar respektimin e marrëveshjes së arritur midis Qeverisë dhe tregtarëve. Aktualisht janë të përfshira mbi 80 kompani dhe pritet që të bashkanjiten edhe kompani dhe markete të tjera, duke e zgjeruar listën e shportës konsumatore për festat e Vitit të Ri me mbi 1000 produkte."-thonë nga Qveria.
Fillon fushata "shporta e vitit të ri", IT: Tregtarët po respektojnë masën
Inspektorati Shtetëror i Tregut, kontrollon çmimet për të parandaluar parregullsitë.Monitorimi përfshin një krahasim me çmimet më të ulëta të 30 ditëve të fundit dhe sipas inspektoratit ,tregtarët po respektojnë masën.
“Sot edhe pse e dielë ,ka market të cilat punojnë.Inspektorët janë në teren .Sipas informatave të para të cilat i kam për momentin është se po respektohen rregullat që vet i vendosën tregtarët.Kam mendim pozitiv në fillimin e kësaj fushate”, u shpreh drejtori i Inspektoratit të tregut Vllatko Stojkoski.
Fillon fushata "Shporta e Vitit të Ri", LSDM: Është mashtrim, çmimet u rritën paraprakisht
Fushatën e Qeverisë për produkte ushqimore me çmime më të ulta nga LSDM e quajnë masë joefikase dhe në dëm të qytetarëve.Sipas tyre fillimisht pushteti lejoji që tregtarët ti rrisin çmimet dhe të përitojnë nga kjo masë,ndërsa qytetarët ngelën të mashtruar.
“Në vend të masave reale për një jetë më të mirë të qytetarëve, Mickoski lejoi që tregtarët të pasurohen në kurrizin e qytetarëve. Nga shporta e vjeshtës e shpallur me pompozitet, në muajin nëntor kemi pasur vetëm një rritje prej 4.3% të inflacionit. Një familje prej katër anëtarësh i nevojiten 62.021 denarë për të kaluar muajin. Jo vetëm që çmimet e produkteve ushqimore po rriten, por edhe faturat e energjisë elektrike janë rritur me një të tretën në krahasim me vitin e kaluar. A ka ndonjë formulë në matematikën e Mickoskit që me një pagë minimale prej 22.567 denarë, edhe nëse e marrin dy anëtarë të familjes, mund të mbijetojnë në muaj?”, theksoi Kristina Kostova nga LSDM.
Ndërkohë,nga VMRO-DPMNE theksojnë se LSDM-ja, deri para gjashtë muajve sa ishte në pushtet, rriti TVSH-në për produktet ushqimore dhe se gjendja e keqe ekonomike dhe standardi i ulët i qytetarëve është pikërisht pasojë e qeverisjes shtatëvjeçare të tyre.Inflacioni gjatë qeverisjes së LSDM-së ishte dyshifror dhe ata shkatërruan ekonominë në kurriz të kompanive afëra që fituan miliona.
Për herë të parë, shporta e Vitit të Ri përfshin rreth 1000 produkte, të cilat do të ofrojnë çmime më të ulëta për produktet ushqimore. Me masat efikase ekonomike të marra nga qeveria realisht ulen çmimet e produkteve bazë ushqimore dhe bashkë me rritjen e pagave dhe pensioneve mbrohet drejtpërdrejt standardi i qytetarëve,vlerësojnë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE.
FLORA LATIFI TOPOJANI
