Maqedoni

Aksion policorë në Strugë dhe Gostivar, 4 të arrestuar si organizatë terroriste

15.12.2024 15:25

Në një aksion policorë që është realizuar në Strugë dhe Gostivar...

Në një aksion policorë që është realizuar në Strugë dhe Gostivar janë arrestuar katër persona, nën dyshimin se janë pjestarë të grupeve ekstremiste religjioze.
 
Siç ka bërë të ditur minsitri i brendshëm Pançe Toshkovski, ekzistojnë dyshime të bazuara se të arrestuarit kanë planifikuar në të ardhmen të realizojnë ngjartje të pa dëshiruara, të cilat kanë mundur ta rrezikojnë sigurinë e vendit, dhe shteteve tjera. 
 
“Bëhet fjalë për organizatë teroriste, bëhet fjalë për katër persona të cilët janë privuar nga liria. Këta persona në bashkëpunim me persona të cilët nuk ndodhen në teritorin e Maqedonisë, një kohë më të gjatë ndiqen nga ana e organeve të sigurisë në Maqedoni, në bashkëpunim me miqt tanë ndërkombëtarë dhe shërbimet partnerë ndërkombëtare. Motivet e kësaj qelie teroriste kemi dyshime të bazuara se janë të lidhura me grupacione të caktuara, që janë në përkrahje të grupeve ekstremiste religjioze”, u shpreh minsitri i brendshëm Pançe Toshkovski. 
 
Policia ka vepruar në bazë të urdhërit nga ana e Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupcionit të lartë, bëri të ditur Toshkovski. Sipas tij, ndaj katër të arrestuarve të cilët janë shtetas të Maqedonisë është ngritur padi për organizatë teroriste.
 
FLORIE BELULI KAMBERI