Maqedoni
Rrjetit Liberal i Europës Juglindore Monika Zajkova zgjedhet presidente e re
15.12.2024 16:01
Kryetarja e Partisë Liberal Demokratike, Monika Zajkova, është zgjedhur kryetare...

Kryetarja e Partisë Liberal Demokratike, Monika Zajkova, është zgjedhur kryetare e re e aleancës politike rajonale – Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore, i cili bashkon partitë liberale nga Evropa Juglindore.
“Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore, është një platformë që mundëson bashkimin e forcave liberale në rajon, pra një platformë që tregon se bashkëpunimi mes palëve mund të sjellë ndryshime reale. Shembujt përfshijnë iniciativën për të mbështetur sipërmarrësit e rinj dhe për të promovuar politika të gjelbra, iniciativën “roam like home” që ul çmimet për shërbimet roaming, si dhe aktivitete të përbashkëta përmes të cilave ne kërkojmë mbështetje nga BE për një sektor civil më të gjallë dhe iniciativa që promovojnë vlerat evropiane”, thonë nga PLD. Konferenca “Quo Vadis Europa 2024?- Hapat e ardhshëm në integrimin evropian dhe zgjerimin e BE” synon të inkurajojë një diskutim të hapur për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe rolin e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit", thuhet në njoftim.
