Botë
Trump, Grenell i dërguar për misione speciale
15.12.2024 16:41
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka caktuar Richard Grenellin...

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka caktuar Richard Grenellin, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misione speciale, përfshirë Korenë e Veriut.
“Ric do të punojë në disa prej pikave më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth Social, pa dhënë më shumë hollësi.
Një burim i afërt me zhvillimet, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se Grenell do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan.
Grenell ka shërbyer si ambasador i Trumpit në Gjermani, si i dërguar i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si ushtrues detyre i shefit të inteligjencës kombëtare, në mandatin e parë të Trumpit 2017-2021.
Trump do të marrë detyrën zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBa-ve në janar 2025.
