Botë

Blinken, SHBA në kontakt direkt me rebelët sirian

15.12.2024 17:00

Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit Tahrir al-Sham...

Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit Tahrir al-Sham, që kontrollon Sirinë, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Blinken u ka thënë gazetarëve se SHBA ka qenë në kontakt për të kuptuar për fatin e gazetarit të zhdukur, Austin Tice.
 
Ai i ka bërë këto deklarata në Jordani, pas bisedimeve që ka zhvilluar me përfaqësues të disa vendeve arabe, Turqisë dhe Evropës, për të diskutuar të ardhmen e Sirisë. Zyrtarët janë pajtuar për të mbështetur një tranzicion paqësor në këtë shtet.
 
Vetë zyrtarë të Jordanisë kanë thënë se fuqitë rajonale nuk dëshirojnë të shohin kaos. Në një komunikatë të përbashkët, këto vende kanë bërë thirrje për një Qeveri siriane gjithëpërfshirëse që respekton të drejtat e minoriteteve dhe nuk ofron bazë për “grupet terroriste”. Përfaqësuesit e grupit Tahrir al-Sham, që kontrollon Sirinë, nuk kanë qenë pjesë e takimit në Jordani.