Botë
Ukrainë-Rusi, akuza për bombardime vdekjeprurëse
15.12.2024 17:21
Autoritetet ukrainase dhe ato ruse kanë akuzuar njëra-tjetrën...

Autoritetet ukrainase dhe ato ruse kanë akuzuar njëra-tjetrën për orkestrim të bombardimeve vdekjeprurëse gjatë javës.
Policia rajonale e Dnjipros e ka arrestuar më 14 dhjetor një të dyshuar për lidhje me një shpërthim që ka ndodhur në qendrën e qytetit. Shpërthimi e ka lënë të vrarë një burrë dhe i ka plagosur katër të tjerë, përfshirë dy zyrtarë policorë, të cilët janë në spital, në gjendje kritike.
Sipas autoriteteve ukrainase, i dyshuari 37-vjeçar, besohet se ka vepruar nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës ruse. I dyshuari është arrestuar brenda disa orësh, pas një operacioni të përbashkët të policisë dhe Shërbimit ukrainas të Sigurisë, duke e klasifikuar incidentin si sulm terrorist.
Ndërkohë, Shërbimi Federal i Sigurisë ruse, ka thënë se e ka arrestuar një të dyshuar për një shpërthim me makinë-bombë në rajonin e Donjeckut, që është thënë se e ka vrarë një person dhe një tjetër e ka plagosur. Media shtetërore ruse ka thënë se i dyshuari është banor lokal.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njëherit ka akuzuar Rusinë se po dislokon ushtarë të Koresë së Veriut për të sulmuar pozicionet ukrainase në rajonin e Kurskut.
