LSDM: Prokuroria reagon sikur të ishte subjekt politik
02.05.2015 18:50
Ndërkohë reagimit të Prokurorisë Publike i është kundërpërgjigjur LSDM-ja...

Prokuroria Publike reagon sikur të ishte subjekt politik, e jo organ gjyqësor dhe fshihet pas prokurorëve, qëndron në kumtesën e LSDM-së për reagim e Prokurorisë Publike në qëndrimin e tyre për aktin akuzues për rastin “Puç”.
“Të kishte Prokuroria Publike çfarëdo argumenti për ngritjen e aktit akuzues kundër të akuzuarve në rastin e konstruar Puç, do ta kumtonte publikisht para qytetarëve të Maqedonisë. Prokuroria Publike nuk ka argumente", qëndron në reagimin e LSDM-së.
