Thatësirë shkatërruese në Kenia, më e keqja në 40 vjet – pamje që tregojnë gjendjen e rëndë nga e cila janë prekur miliona njerëz
Thatësira në Kenia ka arritur nivele dramatike, me miliona njerëz të prekur...

Thatësira në Kenia ka arritur nivele dramatike, me miliona njerëz të prekur nga mungesa e ujit dhe ushqimit.
Ky fenomen, i cili deri pak vite më parë shfaqej në cikle të parashikueshme sezonale, është bërë gjithnjë e më i shpeshtë dhe më intensiv, shkruajnë mediat e huaja.
Krizat e fundit klimatike kanë përkeqësuar kushtet e jetesës së banorëve të “rajoneve të thata dhe gjysmë të thata”, mbijetesa e të cilëve varet shumë nga bujqësia dhe blegtoria.
Sipas Kombeve të Bashkuara, në këtë fazë historike populli kenian po përjeton krizën më të keqe të ujit në 40 vitet e fundit dhe miliona njerëz nuk kanë qasje të qëndrueshme në burimet e ujit të sigurt.
Lumenjtë, liqenet dhe “rezervuarët tjerë” po thahen ngadalë.
Në zonat veriore të Kenisë, gratë dhe fëmijët detyrohen të udhëtojnë çdo ditë në distanca gjithnjë e më të mëdha për të gjetur ujë të papastër nga nëntoka, që mund të shkaktojë infeksione dhe sëmundje.
Në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike 2024 (COP29) të mbajtur në Baku, Azerbajxhan këtë vit, Kenia përsëriti nevojën për më shumë mbështetje financiare nga vendet e zhvilluara për të gjetur zgjidhje dhe për të ndihmuar vendin të kapërcejë një kohë kaq të vështirë.
