Maqedoni
Taravari, ndryhsimet kushtetuese nuk bëhen pa VMRO-në
15.12.2024 17:33
Aleanca për Shqiptarët dhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat...

Aleanca për Shqiptarët dhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, deklaroi Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i pyetur rreth qëndrimit të VLEN se procesi i negociatave duhet të fillojë deri në fund të dhjetorit.
Taravari thekson se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa partinë më të madhe maqedonase, që në këtë rast është VMRO-DPMNE.
“Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillojnë negociatat, sepse vazhdojmë të mendojmë se për Maqedoninë nuk ka tjetër opsion përveç rrugës evropiane e cila është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në RMV”, u shpreh kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Kryemisnitri Hristijan Mickoski, i cili të martën udhëton drejt Brukselit për të marr pjesë në Samitin BE-Basllkani Perëndimor, ka deklaruar se vendi do të vazhdojë të promovojë vlerat evropiane, por nuk do të bëjë lëshime tjera. Në linjë të njejtë me kryemisnitrin është edhe shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, sipas të cilit kur i kërkohen vendit ndryshimet kushtetuese, duhet të saktësohet nëse ky është lëshimi i fundit në rrugën drejtë BE-së.
VLORA LATIFI TOPOJANI
