MPB shpall konkurs për punësimin e 600 policëve

16.12.2024 10:07

Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkurs për punësimin e 600 policëve.

Në njoftim janë publikuar vendet dhe kushtet për vendet e lira të punës.

Për lidhjen e marrëdhënies së punës për 600 kandidatë në vendin e punës ,,Polic’’ për punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe atë:

1. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ——————————– 300 kandidatë

2. në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër ——————————— 30 kandidatë

3. në Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë ————————— 15 kandidatë

4. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip ———————————- 35 kandidatë

5. në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë ——————————- 20 kandidatë

6. në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir —————————- 15 kandidatë

7. në Sektorin e Punëve të Brendshme Veles ——————————– 15 kandidatë

8. në Sektorin e Punëve të Brendshme Strumicë —————————– 40 kandidatë

9. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri ———————--- 25 kandidatë

10. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim —————– 20 kandidatë

11. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje———————- 20 kandidatë

12. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug ————————- 15 kandidatë

13.në Departamentin për Operacione Speciale Policore_ _ _ _ _ _ _ _ _ 50 kandidatë


1. Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e përgjithshme si në vijim:

– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– të jetë i moshës madhore, por të mos i ketë të mbushura 25 vjet nëse për herë të parë lidhë marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;

– në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;

– me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit;

– të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm;

– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike;

– me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;

– të mos jetë anëtar i një partie politike ose anëtar i organeve dhe trupave të një partie politike dhe

– të ketë të dhënë testin e integritetit.

2. Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e veçanta si në vijim:

– gjatësia e nevojshme trupore të paktën 175 cm (meshkuj), gjegjësisht 165 cm (femra)

– përgatitje të lartë individuale.

3. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dëshmi për plotësimin e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose kopje të vërtetuar nga noteri, përkatësisht:

– certifikatë nga Libri amë i të lindurve,

– diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm katërvjeçar dhe

– dy fotografi, me dimensione 3,5 cm х 4,5 cm”, thonë nga MPB.

Me kërkesën, shtojnë nga atje, kandidati është i obliguar të dorëzojë deklaratë të nënshkruar nga vetë ai me të cilën konfirmon se nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partisë politike.