TAKSI VOZITËSIT

Interesim të ulët për provimin e gj.angleze

02.05.2015 19:05

Skadoi afati i parë i paraqitjesë së provimit të gjuhës angleze që duhet dhënë nga gjithë taksi vozitësit që posedojnë licencë për kryerjen e kësaj veprimtarie...

Shumica e taksi  vozitësve nuk janë të interesuar për dhënien e këtij provimit për shkak se mendojnë se kjo nuk është e nevojshme për ta. Disa prej tyre kanë paqartësi se kush do ti mbuloj shpenzimet për këtë provim.                 

"Unë personalisht nuk kam aplikuar për provimin e gjuhës angleze, disa koleg që e kanë  bërë këtë po thonë  se shpenzimet e këtij provimi do ti mbulojnë vet  taksi vozitësit. Qeveria  paralajmëroi se provimi i gjuhës anglez do të jetë falas për ne, mirëpo ne tani nuk dijmë saktë se çfarë të bëjmë”.

“Unë nuk do të shkojë  të jap provimin e gjuhës angleze sepse jam shqiptar dhe dëshiroj të flas vetëm shqip, për anglisht dhe për gjuhë të tjera unë nuk i mësoj”

“Po, unë kam dorëzuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për provimin e gjuhës angleze.E bëra këtë përmes kompanisë ku punoj”.

“Ne prej kur i kemi marë licencat është dashur të na informojnë se duhet të kemi njohuri për gjuhën angleze për të marë licencën e jo kështu pasi i kemi marë licencat të na obligojnë për këtë. Kjo është diçka e prapambetur sepse është deshur të na tregojnë një nga një kushtet e nevojshme ”

Në disa komuna të Shkupit vijojnë trajnimet e taksi vozitësve për njohurit themelore të gjuhës angleze. Këto trajnime kryesisht ndjeken nga 2 herë në javë.    

"Të gjithë shoferët e auto taksive deri në vitin 2017  do të duhet të posedojnë çertifikatë për njohje të nivelit themelor të gjuhës angleze. Ky lloj i çertifikatës gjithashtu do të jetë kusht për marrjen e licencës   për kryerjen e kësaj veprimtarie”                                                                                                                                

Në ministrinë e transportit dhe lidhjeve deri më datë 30 prill janë dorëzuar vetëm rreth 500 kërkesa për dhënien e provitmit themelor të gjuhës angleze. Ky dikaster  sqaron se të gjitha shpenzimet për dhënien e provimit i mbulon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

“Për tu lehtësuar gjithë ky proces, Ministria e Transporti dhe Lidhjeve  mori për sipër ti mbuloj të gjitha shpenzimet e dhënies së provimit të gjuhës angleze që do të japin taksi vozitësit. Ne, nuk mundemi tu tregojmë arysen  se pse ka kaq interesim të ulët për këtë provim, por mund t’ju informojë se në të ardhëmen do të ketë edhe afate të tjera për këtë provim” – tha Kire Kocevski, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Provimi i taksi vozitësve do të organizohet gjatë muajve të ardhshëm,ndërsa mënyra dhe vendi i dhënies së provimit pritet të  përcaktohet në të ardhmen nga Ministria e Transportit. (Rexhep Qamili, TVM2)