Maqedoni
MPB, bastisje dhe arrestime në Haraçinë dhe Çair
16.12.2024 10:40
Një aksion i Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit është kryer mbrëmë...

Një aksion i Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit është kryer mbrëmë dhe në shënjestër ka qenë nëntoka e Haraçinës dhe e Shkupit. Epilogë janë disa të arrestuar, anëtarë të karteleve të drogës, të cilët kanë kryer krime të rënda me porosi.
Në realizimin e këtij aksioni është përfshirë edhe Ministria e Brendshme, pasi prokurori ka marrë dijeni me masa të mëparshme hetimore. Sipas informacioneve fillestare, qëllimi i aksionit është shpërbërja e klaneve që vepronin në territorin e Shkupit dhe disa jashtë qytetit. Arrestimet janë të lidhura edhe me të shtënat që kanë ndodhur muajt e fundit. Përveç Haraçinës, ku kontrollohej hyrja dhe dalja në vendbanim, bastisje janë bërë edhe në disa lokacione në Çair. Më shumë detaje do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme.
