Botë

Ekipet e shpëtimit në luftë me kohën, qindra persona në terren pas ciklonit në Mayotte

16.12.2024 13:07

Cikloni shkatërrimtar që goditi ishullin francez të Mayotte, dyshohet se i ka marrë jetën të paktën 1000 personave...

Cikloni shkatërrimtar që goditi ishullin francez të Mayotte, dyshohet se i ka marrë jetën të paktën 1000 personave.
 
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit pasi territori, në brigjet e Afrikës Lindore, u godit nga një ciklon gjatë fundjavës.
 
Vendbanime të tëra u rrafshuan kur cikloni Chido solli shpejtësi të erës prej më shumë se 225 km/h (140 mph), me më të varfrit që jetonin në fshatra të varfra veçanërisht të goditura.
 
“Numri i të vdekurve mund të arrijë “afër një mijë apo edhe disa mijëra”, deklaroi prefekti i ishullit, Francois-Xavier Bieuville.
 
Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau po udhëton sot në ishull me 160 ushtarë dhe zjarrfikës për të përforcuar 110 që janë tashmë atje.