Hendboll – “Euro 2024”, Norvegjia e fiton titullin e dhjetë të Evropës

16.12.2024 13:30

Norvegjia e ka fituar titullin e dhjetë të Evropës, pasi në finale e madhe në Vjenë me 31:23 e mundën Danimarkën.

Norvegjia e ka fituar titullin e dhjetë të Evropës, pasi në finale e madhe në Vjenë me 31:23 e mundën Danimarkën. Për hendbollistët norvegjeze ishte ky titulli i tretë resht kampione të kontinentit të vjetër.  Norvegjezet në 17 kampionate evropiane kanë edhe tri medalje të argjendta e një të bronztë, që do të thotë se vetëm në dy kampionate 2018 dhe 2020-të, nuk kanë fituar medalje. 
 
Danimarka është Kombëtarja e dytë më e suksesshme në histori të Kampionateve Evropiane. Ka tre tituj dhe katër vende të dyta. Henny Reistad u shpall më e mira e finales. Ajo udhëhoqi Norvegjinë me tetë gola. Norvegjezet verën që e sivjetshme dolën kampione olimpike. 
 
Maqedonia në balotazh me Poloninë
 
Maqedonia në këtë evropian në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 18-të, ashtu që ishte vendosur në vazon e dytë, ndërsa nga vazoja e parë nuk kishte kundërshtar të lehtë në shortin për botërorin e ardhshëm. Në short ishin përfshirë 22 përfaqësuese. Goglat deshën që përfaqësuesja  më e mirë e vendit në hendboll për femra, për kundërshtar të balotazhin botërorit të ketë Poloninë.  Botërori i 2025-të, do të mbahet në Francë, Gjermani dhe Holandë. (Gazetar: Safet Ademi)