USHT OFRON DREJTIME TË REJA STUDIMORE

Profile të reja në Shkup

02.05.2015 19:47

USHT këtë vit akademik rëndësi të vecantë do ti kushtojë studimeve të disperzuara.Oferta akademike është tejet e mire dhe është më pak komerciale në krahasim me universitetet tjera thonë nga ky Univeristet...

Për studentët e rinj ofrohen risi të shumta por edhe programe të reja studimore,në kuadër të fakulteteve të disperzuara në Shkup.

“Në këtë vit akademik në shkup do të funksionojë drejtimi gjuhë fringe gjuhë italiane drejtimi I filozofisë drejtime të cilat janë në pause në Tetovë dhe drejtimi I gazetarisë që do të funsionojë në Shkup dhe ka mbi 10 drejtime që do ti a japim Shkupit” – tha Fehari Ramadani, Prorektor për arsim.

Në Usht realizohet bashkëpunim I ndërsjellë me universitete nga rajoni dhe bota.Poashtu me sukses realizohet shkëmbimi I kuadrit akademik dhe studentëve me Universitete perstigjioze të huaja.

“Me të gjitha Universitetet nga Turqia,me Universitetet e rajonit duke përfshirë Universitetin e Zagrebit,me Universitetin e Mariborit me Universitetin e Gracit me Gjermaninë me Manhajtnit me Akademinë e arteve të bukura në Shtajn në Nyrbergut” – tha Arbër Celiku, Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar.

Për studentët e dalluar, këtë  vit akademik USHT ofron bursa për studime falas, për studentët që kanë mesatare mbi 9.80 ofrohen  studime falas të magjistraturës, ndërsa ata me notë 10.00  mund të shkojnë në çdo shtet të botës për studime me mbulimin e të gjitha harxhimeve nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)