Përfundoi botërori i notit, dominuan Volsh dhe Ponti
16.12.2024 13:39
Kampionati i 17-të botëror në not që u zhvillua në Budapest, përfundoi ashtu edhe siç filloi me thyerjen e rekordeve botërore...

Kampionati i 17-të botëror në not që u zhvillua në Budapest, përfundoi ashtu edhe siç filloi me thyerjen e rekordeve botërore. Gjatë gjashtë ditë gara në këtë kampionat, bota e notit është pasuruar me 30 rekorde të reja botërore dhe 46 rekorde të kampionateve. Në ditën e fundit të botërorit në Budapest, më e suksesshme ishte amerikania Regan Smith e cila shënoi dy rekorde të reja botërore. Në 20 metra not në shpinë Smit, ia shkaktoi humbjen e parë kanadezes Samer Mekintosh. Kjo si duket nuk ishte lodhur dhe si zëvendësimi i parë i stafetës amerikane të përzier Regam Smith shënoi rekord botëror edhe në notin në shpinë në 100 metra, me kohën 54.02 sekonda.
Grecen Vollsh shënoi edhe një suskes të madh në 50 metra not të lirë dhe për këtë notuese ishte medalja e pestë e artë dhe rekordi i nëntë botëror e stafetes amerikani e cila për po thuajse 4 sekonda e shënuan kohën më të mirë se rekordi vjetër botëror. Në të njëjtën distancë stafeta ruse në konkurenc të meshkujve vendosi rekord të ri botëror. Më i miri ë konkurencën individuale në përgjithsi ishte zvicerani Noe Ponti, që shënoi tre rekorde të reja botërore dhe fitoi po aq medale të arta. Në konkurencë të femrave më e suksesshme ishte amerikania Volsh, që shënoi nëntë rekorde bote dhe fitoi 7 medalje të arta prej të cilave 5 në gara individuale. Verën e ardhshme në Singapor, do të zhvillohet botërori i notit në pishina të gjata. (Gazetar: Safet Ademi)
