NBA, Dallasi e mundi Golden State
16.12.2024 13:41
Mbrëmjen e kaluar në kampionatin e rregullt të NBA-së, u zhvlluan gjashtë ndeshje...

Mbrëmjen e kaluar në kampionatin e rregullt të NBA-së, u zhvlluan gjashtë ndeshje. Dallasi në transfertë tek Gollden State Warriors triumfoi me 133 - 143, ndërsa skuadrën nga Teksasi deri tek fiorja e drejtoi Luka Donçiç. Slloveni ndeshjen e përfundoi me “triple double” me 45 pikë, 11 kërcime e 13 asistime. Tek Warriors më i spikatur ishte Andreë Wiggins që shënoi 29 pikë, ndërsa Stephen Curry shënoi 26 pikë dhe 10 asistime. Për skuadrën e Dallas Maëeriks, e shënoi fitoren e 17 në këtë sezonë, ndërsa ndeshja në San Francisko ishte historike, pasi në këtë përballje u shënuan gjithsej 48 tresha!
Bridges luajti ndeshjen e 500
Skuadra e New York me rezultatin 100:91 e mundi Orlandon, pork jo ndeshje ishte shum e rëndësishme për basketbollistin e tyre Majkëll Bridzhis. Ai këtë përballje jubilare e 500-ta në NBA. Bridzhis, u bë vetëm basketbollisti I gjashtë në historinë e ligës NBA, që ka luajtur 500 ndeshje pa ndërprerë, ndërsa është i pari që nga paraqitjet e Teri Tajler (1978-1985). Bridzhis deri tek ky rekord erdhi duke luajtur edhe për dy skuadrat e tjera si Feniks Sans dhe Bruklin Nets. Aloja 27 vjeçare në këtë sezonë mesatartisht po shënon nga 17 pikë, 3,6 kërcime e 3,3 asistime me efikasitet prej 48% të goditjeve nga loja. (Gazetar: Artam Ziberi)
NBA-Rezultatet e sotme:
- Indiana – New Orleans, 119-104
- Orlando – New York, 91-100
- Washington – Boston, 98-112
- San Antonio – Minnesota, 92-106
- Phoenix – Portland, 116-109
- Golden State – Dallas, 133-143
- Lakers – Memphis, 116-110
