Ekonomi

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

16.12.2024 13:56

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,53 % në raport me vendimin e datës 10.12.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,010 denarë për kilogram.
 
Nga data 17.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 76,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 79,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 45,765 (denarë/kilogram)