Ekonomi

Shporta e Vitit të Ri, lista e produkteve ka kaluar mbi 1.000

16.12.2024 14:35

Me vërejte të vogla ka kaluar dita e parë nga implementimi i aksionit nga Shporta e Vitit të Ri..

Me vërejte të vogla ka kaluar dita e parë nga implementimi i aksionit nga Shporta e Vitit të Ri, thonë autoritet, ku pas intervenimeve të njëjtat janë mënjanuar gjatë ditës së sotme. Ministri i Ekonomisë, Durmishi, thotë se aksionit i janë bashkuar deri më tani mbi 90 prodhues dhe shpërndarës të produkteve, të cilat nga dita e djeshme janë në dispozicion të qytetarëve në 38 rrjete marketesh, ku lista e produkteve ka kaluar mbi 1.000.
 
“Nëpërmjet kësaj mase ne do të ndihmojmë drejtpërsëdrejti standardin e qytetarëve për t’i kaluar festat e Vitit të Ri në kushte të mira. Të gjitha produktet që mbulohen nga aksioni janë të shënuara në raftet e marketeve me shenjën “Ne kujdesemi, më pak harxhime, më shumë për ty”. Edhe pse dje ishte ditë jo pune, për një pjesë të madhe të tregjeve në mbarë vendin produktet në rafte ishin të shënuara sipas Inspektoratit Shtetëror të Tregut.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
 
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i pyetur rreth asaj se a i kanë rritur tregtarët paraprakisht çmimet marrë parasysh faktin që në nëntor inflacioni është rritur pikërisht në pjesën e ushqimit dhe pijeve për 4,3% në krahasim me vitin e kaluar, Stojkovski me përgjigje se duhet të analizohet, pastaj të dilet me koment.
 
“Konkretisht për këtë iniciativë të tregtarëve, çmimet janë përcaktuar për 30 ditët e kaluara dhe ligjërisht kemi mekanizëm për t'i kontrolluar edhe një muaj mbrapa çmimet, por sipas ligjit për konsumatorët ne i kontrollojmë këto 30 ditë. Duhet të shohim se çfarë e ka shkaktuar atë rritje të inflacionit, diku kemi edhe produkte të cilat janë në bursë, duhet të analizojmë dhe pastaj të dalim me një koment. Për çdo rast, ne duhet ta kontrollojmë këtë.”, - theksoi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkovski.
 
Qytetarët nga ana tjetër thonë se çmimet janë të larta në krahasim me standardin e tyre.
 
“Jeta është bërë e shtrenjtë, pagat janë të ulëta, shohim çmimet vetëm rriten, do të ulen për 15 ose 20 ditë, pastaj çfarë të bëjmë?!”, - tha një qytetar.
 
“Edhe të presësh ulje të çmimeve është e kotë, është shumë shtrenjtë.”, - tha një qytetar tjetër.
 
“Çmimet janë më të larta sesa ishin, vetëm premtime boshe.”, - u shpreh një qytetar.
 
Kanë reaguar për këtë masë nga partia opozitare, LSDM. 
 
“Shporta është një mashtrim, inflacioni prej 4.3% në nëntor tregon se çmimet tashmë janë rritur. Mashtrimi me të ashtuquajturin Shportë e Vitit të Ri është në çmimet tashmë të rritura të produkteve ushqimore dhe pijeve, të cilat  qytetarët mund t’i vërtetonin në tregje gjatë periudhës së kaluar. Qeveria e Mickoskit u dha kohë dhe tregtarëve për t’i  ngritur çmimet. Atë që qytetarët e dinë, e vërtetojnë edhe të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave.”,  thuhet në kumtesën e LSDM-së.
 
Autoritetet me apel që të gjitha parregullsitë që do të konstatohen në drejtim të manipulimit të çmimeve të raportohen menjëherë në Inspektoratin e Tregut. Kjo masë do të zgjasë deri më 15 janar të vitit 2025 dhe synohet që në pjesën e produkteve të përfshira në shportë të ketë ulje të çmimeve për më së paku 10%.
 
GAZMEND KURTISHI