Maqedoni
Lista e zezë, Ageler: Nuk u befasova aspak për Grubin
16.12.2024 14:53
Ambasadorja e ShBA-së në vend nuk është e habitur që ish-zëvendëskryeministri Grubi gjendet në Listën e zezë...

Ambasadorja e ShBA-së në vend, Angela Ageler, nuk është e habitur që ish-zëvendëskryeministri, Artan Grubi, gjendet në Listën e zezë amerikane.
Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, Ageleri thotë se autoritet amerikane me vëmendje po i ndjekin hetimet dhe arrestimet dhe shpresojnë të japin fryte.
“Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, gjyqësorit, mes kujtdo tjetër, nuk do të çuditej të shihte emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është vazhdimisht e vërtetë është kur Shtetet e Bashkuara shpallin emërimin e një individi, askush nuk thotë: “Zot, nuk mund ta besoj!. Të gjithë e dinë në këtë vend se kush është i korruptuar. Kjo është diçka për të cilën kemi punuar ngushtë me Uashingtonin. Nuk u befasova aspak!”, tha Ageler.
