Qeveria shpërfill kërkesat, opozita paralajmëron protestë

02.05.2015 20:01

Dy partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë paralajmëruar se sërish do të organizojnë protesta, pasi që Qeveria e Kosovës, nuk ka bërë asnjë lëvizje pas adresimit të disa kërkesave nga protesta e fundit...

Partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën më 18 prill, kanë mbajtur një protestë me kërkesa kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kundër kontrollit shtetëror mbi transmetuesin publik, Radio-Televizionin e Kosovës, kundër uzurpimit të sistemit gjyqësor dhe kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, ka një program qeverisës që do të zbatohet dhe nuk do të merret me atë çka thotë opozita.