Maqedoni
Shëndetësi, Taravari paralajmëron 1.000 punësime
16.12.2024 15:21
Mbi 1.000 të punësuar me kontratë në vepër nëpër institucionet shëndetësore...

Mbi 1.000 të punësuar me kontratë në vepër nëpër institucionet shëndetësore, deri në fund të vitit do të marrin vendime, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai shtoi se ky numër nuk e përmbush mungesën e personelit mjekësor, por këto kanë qenë mundësitë e Qeverisë në këto gjashtë muaj.
“Qeveria tani më ka marrë hapa konkrete, ndërsa unë shpresoj që deri në fund të këtij viti do të shpallet konkursi, në të cilën do të pranohen në punë mbi 1.000 persona të personelit mjekësor me arsim të mesëm, këtu nuk nënkuptoj vetëm motra medicinale, por edhe ndihmës infermier, pra ata që ishin me kontratë në vepër, megjithatë përsëri është pak, përsëri do të kemi nevojë.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
MPB, Mexhiti: Konkurs për punësimin e 600 policëve
Nga ana tjetër zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar qytetarët se në rrjedhë e sipër është konkursi në MPB për punësimin e 600 nëpunësve policorë.
“Ftojmë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet të aplikojnë brenda 15 ditëve. Ky rekrutim është dëshmi e përkushtimit tonë për një Maqedoni të sigurt, me institucione më të fuqishme dhe profesionale.”, ka shkruar mes tjerash në fejsbuk zëvendëskryeministri, Mexhiti.
GAZMEND KURTISHI
