Maqedoni
Dyshime për organizatë terroriste në RMV, PP: Katër persona nën hetim
16.12.2024 16:42
Gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me MPB-në është kryer aksion në rajonin e Strugës dhe Gostivarit...

Gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me MPB-në është kryer aksion në rajonin e Strugës dhe Gostivarit, njëkohësisht janë ndaluar tre persona nga Gostivari dhe një nga Struga për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “Organizatë terroriste”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Sipas përmbajtjes së urdhrit për zbatimin e një procedure hetimore, i dyshuari i parë, një hanxhi njëzet e një vjeçar, në fillim të këtij viti ka krijuar dhe koordinuar në mënyrë aktive një organizatë/celulë terroriste, anëtarët e tjerë të dyshuar dhe persona të tjerë të kundërligjshëm nga vendi dhe jashtë. Organizata e bazuar në matricën ideologjike të organizatës së njohur terroriste ISIS, kishte për qëllim të kryente një akt terrorist në objektiva civile të buta dhe objekte publike.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
