Barcelona numëroi deri në tetë ndaj Cordobas

02.05.2015 20:05

Tetë gola ia ka shënuar Barcelona Cordobas në javën e 35-të në La Liga duke lëshuar kështu një paralajmërim te Bayern Munichu para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve...

Ekipi nikoqir arriti të mbahej në pjesën e parë, por vetëm deri në minutën e 42-të, kur Blaugranët regjistruan golin e parë. Messi dhuroi një pasim në zonë tek Ivan Rakitic, i cili e hapi serinë e golave (42’).

Në minutat shtesë të pjesës së parë, erdhi edhe goli i dytë i mysafirëve. Iniesta e gjeti për mrekulli Luis Suarezin dhe uruguaiani e futi topin në rrjet (45’+2).

Porsa filloi pjesa e dytë, i erdhi radha Lionel Messit për të shënuar. Alves harkoi në zonë dhe argjentinasi lansoi një goditje të fortë me kokë që u ndal në rrjet (47’).

Edhe goli i dytë personal i Luis Suarezit ishte me kokë (53’), ndërsa harkimi sërish erdhi nga Dani Alves.

Rakitic harkoi nga këndi dhe Gerard Pique shënoi golin e pestë të katalunasve (65’).

Lionel Messi realizoi edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për ekipin e Luis Enriques (80’).

Një mundësi për ta përmbyllur këtë ndeshje fantastike pati edhe Neymar, i cili e vendosi rezultatin përfundimtar nga penaltia (85’).

Luis Suarez kompletoi het-trikun dhe e vendosi rezultatin e fundit të takimit (88’).

Barcelona ka pesë pikë më shumë se Real Madridi që sonte (e shtunë) zhvillon ndeshjen e vështirë kundër Sevillas.