Moskë, vritet gjenerali rus, Kirillov
17.12.2024 09:24
Një gjeneral i lartë i forcave të armatosura ruse...

Një gjeneral i lartë i forcave të armatosura ruse është vrarë në një shpërthim në kryeqytetin e vendit, Moskë.
Gjenerali Igor Kirillov po largohej nga një ndërtesë apartamentesh herët të martën, kur një pajisje e fshehur në një skuter u shpërthye, tha komiteti hetimor i Rusisë.
Mësohet se është vrarë edhe ndihmësi i tij.
Gjenerali Kirillov ishte në krye të forcave të mbrojtjes bërthamore të Rusisë – Forcat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike.
