Bruksel, takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

17.12.2024 10:11

Sot zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë...

Sot zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh. 
 
Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
 
Ditë më parë të dy palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, ndërkaq zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anita Hiper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.