Xhaferri dhe Grubi për vizitë zyrtare në Bruksel

03.05.2015 13:23

Zëvëndëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri dhe deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi, do të qëndrojnë për vizitë zyrtare treditore në Bruksel...

Xhaferri dhe Grubi, siç qëndron në kumtesën e BDI-së, do të realizojnë takime me deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgll dhe Eduard Kukan, zyrtarët e Komisionit për Fqinjësi dhe Zgjërim, Alen le Roj, Sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme, Luis Felipe Fernando De la Pena dhe me Ana Vezirolu nga zyra e Mogerinit, si dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim gjithashtu do ta vizitojnë edhe selinë e NATO-s në Bruksel.

Në të gjitha këto takime, Xhaferri dhe Grubi do të prezentojnë qëndrimet e BDIsë mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe mbi përpjekjet tona për ta rikthyer vendin në agjendën prioritare, atë të integrimit Euroatlantik të Maqedonisë.