Tërmet në Kosovë, mirëpo që ndjehet edhe në Shkup
17.12.2024 12:15
Një tërmet me magnitudë 3.0...

Një tërmet me magnitudë 3.0 ka goditur sot rajonin kufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 11:41.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 41 km në juglindje të Prishtinës dhe 9 km në jug të Gjilanit, në një thellësi prej 9 kilometrash.
Dridhjet janë ndje edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më saktësisht në Shkup.
