Maqedoni

Gjykata Penale, paraburgim 30-ditor për 9 persona

17.12.2024 15:13

Gjykata Penale shqiptoi masën e paraburgimit 30-ditor për katër persona të përfshirë në hetimin për grupin Bellanoca-Baron....

Gjykata Penale shqiptoi masën e paraburgimit 30-ditor për katër persona të përfshirë në hetimin për grupin Bellanoca-Baron. Të katër personat dje u nxorën para gjykatës. Gjithashtu gjykata shqiptoi masën e paraburgimit edhe për pesë personat e tjerë, të cilët nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes. Për këta persona masa e paraburgimit do të hyjë në fuqi pas gjetjes së tyre.
 
Gjykata në mënyrë plotësuese do të vendosë edhe për një person, i cili veç më po vuan dënim me burg. Të dyshuarit janë pjesë e hetimeve pas aksioneve policore në fundjavë.
 
Njësitet speciale bastisën shtëpitë e 24 personave në rajonin e Çairit, Haraçinës, Shuto Orizarës, Butelit dhe Studeniçanit. Po hetohen 18 persona, të cilët dyshohet se janë porositës, ndihmues apo kryerës të vrasjeve, bashkëveprimeve kriminale apo shkelje të rënda kundër sigurisë.