Maqedoni
Gjykata Penale – Shkup, paraburgimi për Grubin dhe Bajramin, në shqyrtim
17.12.2024 15:29
Gjykata Penale në Shkup në fazën e vendosjes së masës së paraburgimit për Grubin dhe Bajramin...

Gjykata Penale në Shkup në fazën e vendosjes së masës së paraburgimit për ish-zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, dhe ish-drejtorin e lotarisë, Përparim Bajrami, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrave zyrtare. Që të dy nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes. Nëse atyre u shqiptohet paraburgimi, kjo masë do të ekzekutohet pas gjetjes së tyre.
“Deri të gjykatësi është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të përfshirë në hetimet e Lotarisë Shtetërore. Masa do të zbatohet me gjetjen e tyre, por për propozimin në fjalë gjykata është në fazën e shqyrtimit, me ç’rast gjatë ditës opinioni do të informohet.”, informojnë nga Gjykata Penale.
Katër personave të tjerë të përfshirë në hetim, të cilët kanë shpërdoruar detyrën zyrtare, gjykatësi iu ka shqiptuar masën e kujdesit, gjegjësisht iu është marrë dokumenti i udhëtimit dhe paraqitje në gjykatë. Që të katërt, gjatë natës dëshmuan në Gjykatën Penale.
Prokuroria Publike, shqyrtohen raportimet ndaj Kovaçevskit
Nga Prokuroria Publike, gjithashtu thonë se janë duke shqyrtuar raportimet për ish-kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, dhe ish-sekretarin e përgjithshëm. Dyshimet ndaj tyre nuk kanë të bëjnë me vendimin kontestues të marrë në seancë qeveritare për lotarinë, pasi të njëjtën e ka kryesuar ish-zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
“Pas të gjitha veprimeve të ndërmarra nga të gjitha institucionet kompetente, deri më tani janë siguruar të dhëna të cilat flasin se gjashtë personat në fjalë kanë marrë veprime për vepra kriminale, e për të cilët është nisur procedura. Për dy të tjerët, shqyrtimi vazhdon, e të cilët ngarkohen për një periudhë tjetër kohore dhe për veprime të tjera, e jo për seancën e Qeverisë më 06.06.2023 kur është marrë vendimi, e të cilën e ka kryesuar tanimë i dyshuari.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore - Shkup.
Sipas akuzës, personat e dyshuar kanë dëmtuar buxhetin për 501 milionë denarë, nëpërmjet furnizimeve të jashtëligjshme të dy mijë aparateve për lojëra elektronike, e të cilat asnjëherë nuk janë vënë në funksion.
MERAL ISMAILI
