Drejtuesit e rinj të FC Shkupit u mirëpritën nga Kryetari i Çairit, Visar Ganiu
Drejtuesit e rinj të FC Shkupit, me në krye Presidentin Yasin Konyali...

Drejtuesit e rinj të FC Shkupit, me në krye Presidentin Yasin Konyali, drejtorin e Përgjithshëm, Aykut Turan dhe Drejtorin Sportiv, Nderim Nexhipi, gjatë ditës së sotme u mirëpritën nga numri një i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Temë diskutimi ishte normalisht futbolli, por mbi të gjitha angazhimi i të rinjëve dhe investimi në Akademinë e klubit emblem të shkupjanëve, FC Shkupit.
Në këtë takim, Kryetari i Komunës së Çairit, premtoi se do të rregullojë fushën ndihmëse me bar sintetik, e cila fëmijëve të FC Shkupit do ju mundësojë që të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive në një fushë të përdorshme gjatë gjithë vitit.
Më poshtë ju sjellim edhe njoftimin e plotë të bërë nga ana e Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu:
"Sot, me pasion për futbollin dhe angazhimin ndaj të rinjve, mirëprita në Komunën e Çairit drejtuesit e klubit tonë të zemrës, FC Shkupi. Presidenti i ri, Jasin Konjall, dhe drejtorët Ajkut Turan e Nderim Nexhipi, na vizituan për një takim ku diskutuan mbi rëndësinë e sportit dhe zhvillimin e të rinjve.
Më gëzoi fakti që ndajmë një vizion të përbashkët për investimet në Akademinë e Sportit, një shtyllë kyçe për zhvillimin e talenteve të reja. Gjatë takimit, premtova se Komuna e Çairit do të rregullojë fushën ndihmëse me bar sintetik, duke e bërë të mundur përdorimin e saj gjatë gjithë vitit.
Ky investim i Komunës do t’u dalë në ndihmë Akademisë së Sportit dhe do të mundësojë që fëmijët tanë të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive në një fushë të përdorshme gjatë gjithë vitit.
FC Shkupi është klubi i zemrës i tifozerisë së Shvercerave dhe të gjithë qytetarëve tanë."
