Vështirësohet trafiku nga Prilepi drejt Vitolishtës dhe drejt Makedonski Brodit
Trafiku zhvillohet me vështirësi në akset rrugore Prilep - Vitolishtë dhe Prilep - Makedonski Brod...

LAMM informon se në aksin rrugor P -1107 Prilep - Vitolishtë, në kilometrin e 35-të, për shkak të rrëshqitjes së tokës komunikacioni zhvillohet me vështirësi.
Në aksin rrugor P - 1303 Prilep - Makedonski Brod, në kilometrin e 27-të, për shkak të shtrimit të asfaltit në rrugë komunikacioni zhvillohet me vështirësi. Është vendosur sinjalizim përkatës rrugor.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku ende është në ndërprerje. Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion i përket anës së kufirit të Maqedonisë.
