Maqedoni

Komunat të predispozuara ndaj korrupsionit, urbanizmi kryeson numrin e parashtresave

17.12.2024 16:16

Kompetencat që i kanë komunat me kapacitetet e kufizuara financiare dhe kadrovike i bën ato shumë të predispozuara ndaj korrupsionit....

Kompetencat që i kanë komunat me kapacitetet e kufizuara financiare dhe kadrovike i bën ato shumë të predispozuara ndaj korrupsionit. Këto janë të dhënat e analizës trevjeçare të Qendrës joqeveritare për komunikime civile. 
 
“Në sferën e urbanizmit, siç është ndarja e lejeve për ndërtim, shitja e tokës ndërtimore, sa i përket ndarjes së lejeve B të integruara dhe të ardhura që mblidhen nga ato dhe se si udhëhiqen me objekte sportive. Në bazë të rreziqeve të konstatuara për korrupsion, në të gjitha komunat kemi përgatitur edhe propozim-masa që komunat duhet të ndërmarrin sa i përket uljes së korrupsionit, një pjesë prej këtyre masave janë miratuar dhe një pjesë e madhe prej tyre ende mbeten për t’u miratuar.”, - deklaroi Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Qytetare.
 
Numrin më të madh të parashtresave për korrupsion nga ana e komunave deri te Komisioni për Antikorrupsion janë në sektorin e urbanizmit, lejeve të ndërtimit dhe ndryshimeve në planin urbanistik detal në dobi të investitorëve të caktuar, bënë të ditur nga antikorrupsionarët.
 
“82 për qind prej komunave nuk kanë paraparë pjesë  nga buxheti operativ të dedikuar për prevenimin, detektimin dhe luftimin e korrupsionit dhe praktikave të parregullta. 77 për qind prej komunave nuk kanë akt intern për të vepruar me dhurata dhe të qenit nikoqir dhe 72 për qind prej komunave nuk kanë akt intern për konflikt interesash.”, - theksoi kryetarja e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska. 
 
Korrupsioni ndalon zhvillimin, rritjen ekonomike dhe stabilitetin e shtetit, andaj nevojitet investim sistematik nga Qeveria, OJQ-ja dhe Prokuroria, që kryesit e korrupsionit të dënohen, u tha me këtë rast. 
 
FLUTURA LATIFI