Kongresi i 15-të i VMRO-DPMNE-së në Kumanovë

03.05.2015 12:29

VMRO-DPMNE-ja sot e vazhdon Kongresin e 15-të të partisë që po mbahet në Kumanovë. Në të marrin pjesë 560 delegatë, të cilët duhet të zgjedhin kryetarin e partisë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar...

Kryeministri dhe kryetari aktual Nikolla Gruevski është kandidati i vetëm për pozicionin e kryetarit. Pas kandidaturës së tij, e cila dje u dërgua në selinë e partisë, janë nënshkruar intelektualë, themelues dhe zyrtarë aktualë të partisë, mes të cilëve edhe regjisori Lubisha Georgievski, Mane Jakovlevski, Filip Petrovski, Branko Sarkanjac, Sashko Kedev dhe të tjerët.

Në ditën e parë të Kongresit para të pranishmëve foli edhe lideri dhe kryeministri aktualë Nikolla Gruevski.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE në vepër tregoi se mund të sigurojë perspektivë për qytetarët.

Kongresi i mëparshëm i VMRO-DPMNE-së është mbajtur në Manastir në vitin 2011, në të cilin lideri aktual Gruevski fitoi mandatin e tretë për të drejtuar partinë.

Gruevski u zgjodh për herë të parë lider në Kongresin në Ohër në vitin 2003, ndërsa kundërkandidat i tij ishte Marjan Gjorçev.