Botë

OKB vlerëson se në gjysmën e parë të 2025, 1 milion refugjatë sirianë do të riatdhesohen

17.12.2024 19:22

UNHCR vlerëson se një milion refugjatë sirianë ka të ngjarë të kthehen në Siri...

UNHCR vlerëson se një milion refugjatë sirianë ka të ngjarë të kthehen në Siri midis janarit dhe qershorit 2025 pas rënies së Bashar al-Asad dhe regjimit të tij.
 
“Ne tani po parashikojmë se rreth një milion sirianë do të kthehen midis janarit dhe qershorit të vitit të ardhshëm,” tha Rema Jamous Imseis, drejtoreshë e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
 
OKB-ja përshëndeti “qasjen e plotë” të dhënë organizatave humanitare nga autoritetet e reja të Sirisë, të cilat morën pushtetin pas rrëzimit të Presidentit Bashar al-Assad.
 
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përshëndeti “angazhimin e qeverisë për të mbrojtur civilët, përfshirë punëtorët humanitarë”, si dhe faktin që ajo “kishte rënë dakord të sigurojë akses të plotë humanitar përmes të gjitha pikave kufitare”./abcnews