Samiti BE – Ballkani Perëndimor, Mickoski: Vazhdojmë me promovimin e vlerave evropiane
18.12.2024 10:04
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Evropian në kuadër të Samitit BE - Ballkani Perëndimor...

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Evropian në kuadër të Samitit BE - Ballkani Perëndimor takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Tema të Samitit do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Takimi do të krijojë mundësinë për të intensifikuar dinamikën e partneritetit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, thuhet nga BE-ja në prag të Samitit. Në këtë Samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit, si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.
Siç paralajmëroi Qeveria, krahas pjesëmarrjes në Samit, kryeministri Mickoski do të takohet edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, si dhe me kolegët e saj nga Spanja dhe Polonia, Pedro Sançez dhe Donald Tusk. Në vigjilje të vizitës në Bruksel, kryeministri Mickoski deklaroi se mesazhet që vijnë nga atje “nuk janë shumë të qarta”, por se mesazhi ynë është i qartë se ne kemi bërë mjaftueshëm si asnjë shtet tjetër në BE.
“Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlerat evropiane, do të bëjmë detyrat e shtëpisë, nëse janë të gatshëm të gjejnë zgjidhje konstruktive dhe të vazhdojmë rrugën në rregull, në çdo kohë jemi të gatshëm t’i përgjigjemi pozitivisht një kërkese të tillë, në të kundërtën mund të konkludoj se ne si shtet ballkanik, fatkeqësisht nuk jemi në fokusin e kësaj administrate të Brukselit.”, deklaroi Mickoski.
