Drejtoria e Doganave me aksion në Manastir dhe Resnjë, konfiskon mbi 700 kilogramë duhan
18.12.2024 10:34
Departamenti për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore...

Departamenti për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore ka kryer aksion të madh në Manastir dhe Resnjë në të cilin janë konfiskuar 780 kilogramë duhan të prerë në vlerë të përgjithshme prej 3,4 milionë denarë.
Siç njoftojnë nga Drejtoria doganore në aksion u kryen kontrolle në banesa dhe dhoma shërbimi, si dhe në tregjet e qytetit.
“Tre persona do të përgjigjen penalisht, ndërsa një person do të dënohet për kundërvajtje. Nga këto akte në procedurë para hetimore është konstatuar dëm i drejtpërdrejtë në Buxhetin në vlerë prej 2,8 milionë denarë. Përkatësisht, me datën 13.12.2024, pas lëshimit të urdhrit për bastisjen e shtëpisë dhe objekteve tjera ndihmëse nga Gjykata Themelore në Resnjë, inspektorët e Departamentit për Kontroll dhe Hetime kanë kryer bastisje të objekteve ndihmëse që përdoreshin si dyqan nga personi S.T nga Resnja. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 259 kilogramë duhan të prerë. Kontrolle janë kryer edhe në tregun e qytetit, gjatë të cilave personi R.N nga Resnja janë marrë 100 kilogramë duhan të prerë”.
