Botë
Operacion anti-drogë në Katalonjë, arrestohet një shqiptar e dy spanjollë
18.12.2024 11:02
Një operacion i Policisë Kombëtare dhe Policisë Vendore të Sant Cugat..

Një operacion i Policisë Kombëtare dhe Policisë Vendore të Sant Cugat përfundoi me tre persona të arrestuar në lagjen Mira-sol në Katalonjë të Spanjës.
Është një operacion kundër trafikut të marijuanës, sipas TOT Sant Cugat dhe i konfirmuar për Cugat Media nga Policia Kombëtare.
Dy nga të arrestuarit, një burrë dhe një grua, janë me kombësi spanjolle.
I arrestuari i tretë është një shtetas shqiptar.
