Botë
Dialogu Kosovë – Serbi, zbatohet deklarata për të zhdukurit e luftës
18.12.2024 11:19
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq...

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, i dhanë fund një raundi të ri bisedimesh, pa ndonjë përparim, përveç, siç tha kryengeociatori serb, pajtimit për zbatimin e deklaratës mbi personat e zhdukur, që ishte pjesë e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.
Në deklaratë thuhet se palët do të “bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin e vend-varrezave dhe të angazhohen në gërmimin e tyre, të sigurojnë qasje të plotë në informata të besueshme e të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës kohore nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000”.
