Maqedoni

MPB: Aksione policore në më shumë lokacione

18.12.2024 11:47

MPB-ja po zhvillon aksione policore në më shumë lokacione....

MPB-ja po zhvillon aksione policore në më shumë lokacione. Në Haraçinë është sekuestruar një armë automatike dhe në disa pjesë të Shkupit po kryhen kontrolle lidhur me luftimin e grupeve kriminale.  Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi më shumë detaje pas përfundimit të aksionit.
 
“Më shumë informata do të njoftohen pas përfundimit të aksionit.”, thonë nga Ministria e Brendshme. 
 
Prokuroria dy ditë më parë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 18 anëtarëve të bandës Bellanoca – Baron, të cilët kanë paguar nga 10 mijë deri në 250 mijë euro për vrasje. Aksioni i mëparshëm është realizuar në zonën e komunave Çair, Haraçinë, Shuto Orizarë, Butel dhe Studeniçan. Në 30 lokacione janë kontrolluar dhe janë gjetur një sasi e madhe parash, ar, armë zjarri dhe sende të tjera.