Maqedoni

Bastisje në Haraçinë, zbulohen armë dhe municione

18.12.2024 12:52

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aksionet policore....

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aksionet policore. Zyrtarët policorë të Njësitit për Shpërndarje të Shpejtë dhe Njësitit për Trafikim Ilegal në SPB - Shkup, në rrugën lokale nga fshati Orllancë në drejtim të fshatit Nikushtak të komunës së Haraçinës, sekuestruan sasi të mëdha armësh. Gjetjet janë dërguar për ekspertizë në Departamentin e hetimeve ligjore dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
 
“Rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga Njësia për Shpërndarje të Shpejtë dhe Njësiti për Trafikim Ilegal në SPB - Shkup, në rrugën lokale nga fshati Orllancë në drejtim të fshatit Nikushtak, në atarin e komunës së Haraçinës, kanë gjetur mitrolozë, nëntë pushkë automatike, korniza të shumta boshe për një automatik dhe një karikator për automatik, dy korniza për një pushkë automatike me plumba, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera. Armët e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë në Departamentin të Hetimeve Ligjore për Ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreeski.
 
LSDM: Pushteti lavdërohet me punën tonë, aksioni ka filluar në vitin 2023
 
Nga opozitarja LSDM akuzojnë se aksioni kundër klanit Bellanoca ka filluar në vitin 2023,  ndërsa Toshkovski lavdërohet me punën e të tjerëve. 
 
“Aksioni ka filluar tashmë në vitin 2023, siç tha vetë Toshkovski, një fakt që nuk mund të fshihet. Nuk është ndonjë veprim që ka bërë ai vetë apo kjo Qeveri, por është një veprim i trashëguar dhe i përpunuar plotësisht. Pastaj, nga 18 persona që janë përfshirë në hetim, sipas Toshkovskit, 9 tashmë janë në burg. Njërin nga ata që janë në burg, Siljanovska e ka falur dhe më pas e kanë kthyer. Toshkovski dhe VMRO-DPMNE-ja kanë siguruar vetëm 4 persona, ndërsa nga 9 të tjerët, 5 janë në arrati. Është mirë që Toshkovski dhe VMRO-DPMNE-ja të NDALOJNË  mendësinë se bota filloi me ta.”, - theksoi Martin Kostovski nga LSDM.
 
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 18 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se 14 persona në cilësinë e porositësit, ndihmësit apo autorëve të drejtpërdrejtë kanë kryer veprat penale “Vrasje”, prej tyre 12 dyshohen edhe për veprën penale të “Shoqatës kriminale”, ndërsa pesë dhe për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë publike. Katër personat e mbetur akuzohen për veprën penale “Zhvatje”.
 
FLUTURA LATIFI